Arredimi i shtëpisë: Ideja që vlen po aq sa mobiljet

Si të arredosh një shtëpi, mobiljet , shija, çmimet në treg

Të mobilosh një apartament apo shtëpi private të duhen ide. Tashmë kompani të ndryshme të shitjeve të mobiljeve kanë futur në qarkullim edhe shërbimin më të ri, atë të arreduesit ose ideatorit se si duhet të mobilosh një shtëpi në bazë të sipërfaqes të apartamentit dhe shijeve. Në një apartament normal me një sipërfaqe rreth 70 deri 100 metra katrorë ka çmime të ndryshme për mobilimin.

Me këtë sipërfaqe mund të sigurosh një mobolim të plotë dhe me shijen e një arkitekti për afërsisht midis 10 mijë e deri në 15 mijë euro. Natyrisht që po ta mibillosh vetë shtëpinë do të kushtojë më lirë por nuk i dihet se si je me shijen më të fundit. Nuk ka rënsësi luksi por tendenca e fundit është shija dhe thjeshtësia.

Çmimet

Të kesh një arredues në shtëpi nuk është një luks por një domosdoshmëri. Në rast se kursen disa të holla për mënyrën e mobilimit atëhere mund edhe të pendohësh por do të jetë tepër vonë. Një mobilim i plotë dhe me ide të veçanta do të kushtojë mbi 10 mijë euro. Natyrisht në rast se kërkesat janë të shumta dhe nuk kursen, atëhere do të arrish edhe një mobilim që do ta ketë zili edhe të afërmit dhe komshinjëtë.

Mobileritë kanë filluar të kenë një cilësi dhe çmime të cilat variojnë në ulje. Cilësia ka filluar të bëjë diferencën. Në rast se ke një apartament dhe nuk di tendencat e fundit të mobilimit atëhere një arredues do të japi disa ide për sipërfaqen që këni në zotërim, se si duhet ta mobiloni shtëpinë tuaj.

Arreduesi

Arredimi është një nga profesionet më të reja në Tiranë. Që të kesh një mobilim të këndshëm duhet që të marrësh edhe ide dhe mendime. Këtu hyn arreduesi, profesionisti që të jep idenë se ku duhet të vendosësh mobiljet. Megjithatë marrja e njė arreduesi konsiderohet ende si luks në Shqipëri dhe në shumicën e rasteve, arreduesit punojnë për lokale, restorante dhe mjedise biznesi.

Sipas disa arredueve, shqiptarët kanë shije të ngjashme dhe mungon shija dhe idetë. Sipas tyre, kërkohet që të shihet shtëpia e komshiut ose ndonjë të afërmi për të marrë idenë e mobilimit. Tendensa për ngarkim të shtëpisë është e tepërt. Një shtëpi e thjeshtë nuk ka kuptim për shqiptarët. Nëse në perëndim një kolltuk prej kashte kushton më shumë për shkak të thjeshtësisë dhe rehatisë, në Shqipëri është e kundërta.

Preferohet mobilje me meshin të tepërt, preferohet ngjyra e drurit por jo vetë druri. Mobiljet janë të rënduara, të ndriçuara dhe kudo mbizotëron një uniformitet i madh tek shqiptarët. Ka shumë pak arredues në treg dhe ata tregojnë se në çdo shtëpi tek shqiptarët vëren gjëra të ngjashme.

Banjoja çlodhëse, si ta arredosh

Një gjë ka tëndësi në mobilimi e shtëpisë që banjoja nuk duhet lënë pas dore sepse edhe kjo hapësirë e shtëpisë meriton vëmendje, mund të jetë shumë më komode nga sa e keni imagjinur, por dhe e bukur. Çmimi për banjon është më i kripuri dhe kërkesa për një banjo sa më çlodhëse është rritur ndieshëm. Ky çmim varion minimalisht 3 mijë euro dhe nuk ka kujif.

Që nga pllakat tek vaska, që nga rubinetët tek sifoni, gjithçka është e studiuar për të dhënë rehati. Duke u nisur nga kjo sipërfaqe e vogël, duhet të bësh disa rregullime për ta transformuar në një vend të këndshëm dhe funksional. Më mirë të zgjedhësh ngjyra të hapura dhe me shkëlqim, me mure të lyera në të gjithë lartësinë e tyre, krijojnë përshtypjen e hapësirës. Arredimi duhet të jetë i thjeshtë dhe kompakt për t'i lënë hapësirë lëvizjes. Nëse muri ku duhen fiksuar nuk është shumë solid, duhet ta forcosh me një mur të vogël me tulla, që mund të shërbejë dhe si një raft ku vendosen objektet. Koncepti i luksit në banjo është sot sinonim i mirëqenies psikofizike dhe ekuilibrit energjetik.

Mund ta kesh në shtëpinë tënde shumë thjesht falë vaskave hidroterapeutike, kabina e kolona pajisjesh. Për banjot e gjata dhe të ngushta me elementë të vendosura linearisht, shumë të përdorura në perëndim, ka një kërkesë në rritje për ndërhyrje përmirësuese. Për sa i përket materialeve dhe ngjyrave, këshillohen tonet e shkëlqyeshme dhe të hapura, që mundësojnë dhe leximin. Zgjedhja mesdhetare e mozaikut në mur, me dysheme me elementë detar, mbetet më e rehatshmja dhe e ekuilibruara.

Salloni i ndenjes, i thjeshtë apo luks

Tendenca e shqiptarëve është pothuaj e kundërt me atë që po përdoret në perëndim. Perëndimi është i orientuar drejt shijeve orientale. E kundërta në vendin tonë ku kërkohen një mondanitet i shprehur në meshin dhe ngjyra të ndezura.

Gjithësesi të kesh një sallon ndenje në luks do të thotë shumë dhe do të kërkojë shumë. Në rast se kërkon rehatinë atëhere një aredim i thjeshtë dhe me kosto më të ulet është më i vlefshëm për sallonin. Këtu ndërhyn edhe shija dhe kushte familiare. Por me financë të vogël mund të arrish që të kësh një mobilim shumë bindës dhe rehatues. Të mobilosh një dhomë salloni do të duhen minimalisht 2 deri në tre mijë euro.

Dhoma e gjumit, mjafton krevati

Mobilimi i dhomës së gjumit po bëhet gjithnjë edhe më i thjeshtë. Tendenca të fundit flasin se në ktë dhomë preferohet vetëm krevati në mënyrë për të patur më shumë hapësira në dhomë. Aktualisht preferohet që dhona e gjumit të mos të mos ngarkohe shumë.

Një krevat dhe një dollap për rrobat është e mjaftushme. Kostoja për dhomës e gjumit sa e vjen e bëhet edhe më e lirë. Për të mobiluar dhomën e gjumit duhet minimalisht 2 mijë euro dhe ke për të patur një dhomë të këndëshme ku do të besh gjumin rehat.

Tags: 
^ Back to Top