Dokumentacioni per Leje Rikonstruksioni

 

Dokumentat e nevojshme për paisjen me Leje Rikonstruksioni

LISTA

BASHKIA E TIRANËS

DREJTORIA E KONTROLLIT TË ZHVILLIMIT URBANISTIK

Lënda: LISTA E DETAJUAR E DOKUMENTACIONIT LIGJOR QË DUHET DEPOZITUAR PRANË BASHKISË SË TIRANËS, BASHKANGJITUR APLIKIMEVE PËR LEJE RIKONSTRUSIONI NDËRTESE, SHTESË KATI, NDRYSHIM DESTINACIONI, RIKONSTRUKSION ÇATIE DHE ÇDO NDËRHYRJE TJETËR NË NJË OBJEKT EKZISTUES (LISTA E DOKUMENTACIONIT TË KËRKUAR DO TË TRAJTOHET RAST PAS RASTI)

1. Formulari tip kërkese nr. 1 dhe 3 të plotësuar në pikat përkatëse.

Kërkesa duhet të nënshkruhet nga të gjithë pronarët ose përfaqësuesi i tyre i autorizuar me prokurë, ose nëpërmjet kontratës së sipërmarrjes të lidhur midis palëve. Nëse kërkesa është nënshkruar nga përfaqësues me prokurë, kjo e fundit duhet të jetë hartuar para noterit dhe të depozitohet origjinale ose fotokopje e noteruar.

2. Kontratë sipërmarrje e lidhur midis pronarëve të truallit (apo përfaqësuesit të tyre me prokurë) dhe subjektit ndërtues/investitorit, e cila duhet të jetë origjinale, e lidhur para noterit, si dhe brenda afatit të shqyrtimit të kërkesës për leje ndërtimi.

3. Genplan përditësimi me gjendjen faktike të zonës (në shkallën 1:500, në format A3), i konfirmuar nga Sektori i GIS – Kadastrës.

4. Studimi urbanistik i miratuar i zonës, ku kërkohet të ndërtohet. (nëse ka ndryshim të kondicioneve urbane, p.sh. shtesë kati apo rikonstruksion çatie me ndryshim lartësie)

5. Vërtetimin e pronësisë shoqëruar me hartën treguese. Ky dokument duhet të jetë i tre muajve të fundit dhe origjinal. Në të të jetë e shprehur në m2 sipërfaqja e pronës, numri i pronësisë si dhe kufitarët.

6. Deklaratë noteriale, ku shprehet vullneti i 75 të pronarëve për rastet e shtesave të pallateve ekzistues.

7. Formulari Nr.3/1 së bashku me miratimet përkatëse nga:

  • Ndërmarrja e Mbrojtjes Kundër Zjarrit (të vuloset që në fillim)
  • Agjencia Rajonale e Mjedisit.
  • Inspektorati Sanitar i Shëndetësisë

8. Projekti ekzistues arkitektonik dhe konstruktiv i godinës që rikonstruktohet.

9. Planvendosja e objektit në shkallë 1:500 me përmasa dhe distanca nga kufijtë e pronës dhe aksi i rrugës, e cila do të punohet mbi fotokopje të genplanit të përditësuar. Kjo do të jetë e nënshkruar nga arkitekti i licencuar.

10. Forma e zbardhjes së planvendosjes së objektit (një format kalk, dy formate të tjera letër), në shkallë 1:500, me përmasa dhe distanca nga kufijtë e pronës dhe aksi i rrugës, që do të punohen mbi fotokopje të genplanit të përditësuar. Këto do të jenë të nënshkruara nga arkitekti. Në pjesën e sipërme të jetë shkruar qartë objekti, numri i kateve, rruga ku ndërtohet dhe pronarët e truallit.

11. Vendndodhja e sheshit në raport me qytetin.

12. Vendndodhja e sheshit në raport me planin e përgjithshëm rregullues të Tiranës (të vjetër dhe të ri).

13. Licensa e noteruar e arkitektit dhe e konstruktorit brenda afatit të vlefshmërisë dhe sipas kategorisë për  ndërtimin e objektit që kërkohet të zhvillohet.

14. Pëlqimi mjedisor nga Agjensia Rajonale e Mjedisit.

15. Leja nga Instituti I Monumenteve të Kulturës.

16. Projekti arkitektonik dhe konstruktiv i rikonstruksionit hartuar dhe nënshkruar nga projektuesit dhe dokumentacioni fotografik i objektit.

17. Relacion shpjegues i projektit të përgatitur nga projektuesi nënshkruar nga ai, me firmë origjinale.

18. Planimetria e sistemimeve të jashtme e plotësuar me kuota altimetrike në shkallën 1:200 (nëse ka ndryshim nga ekzistuesi)

19. Plani i organizimit të punimeve (në 3 kopje)

20. Grafiku i punimeve (në 3 kopje), bashkangjitur projektzbatimit, i nënshkruar nga drejtuesi teknik i subjektit ndërtues me firmë origjinale.

21. Licenca (fotokopje e noteruar) e firmës së ndërtimit, që do të bëjë ndërtimin (brenda afatit të përdorimit dhe brenda kategorisë përkatëse).

22. Projektet e nënshkruara nga projektuesit dhe licencat (fotokopje e noteruar) e projektuesve elektrik, hidrosanitar dhe mekanik, të cilat të jenë brenda afatit të vlefshmërisë, si dhe të përfshijë kategorinë e punimeve për të cilin bëhet kërkesa për ndërtim (nëse ka ndryshime të gjendjes ekzistuese).

23. Vërtetim për shlyerjen e taksave dhe tarifave vendore, të parashikuara nga pushteti vendor.




 

FORMULAR 1

 F O R M U L A R Nr. 1

K E R K E S E

Per miratimin e destinacionit dhe kondicioneve

Urbane te sheshit te ndertimit

O B J E K T I ____________________________________________________________________

SEKRETARISE TEKNIKE TE K.RR.T.-së NE KESHILLIN E RRETHIT ________________________

Kërkuesi……. _________________________ _________________________

Emri Mbiemri

Adresa…….. ___________________________________________________________________

Adresa e sheshit të ndërtimit ________________________________________________________

Sipërfaqja e sheshit……. |_|_|_|_|_|_|_| [ m2]…… ose…… |_|_|_|_| [ ha ]

Pozicioni topografik (kufizimet) me reliev të hartuar nga organe ose individë me liçensë gjeodezike….. _______

_______________________________________________________________________________________________

• Veriu……. ______________________________________________________________________________

• Jugu……. ______________________________________________________________________________

• Lindje……. ______________________________________________________________________________

• Perëndim……. ______________________________________________________________________________

• Dokumenti i pronësisë së sheshit (private ose publike)……. ________________________________________

Studimi urbanistik për vendosjen e objektit ose objekteve:

• Volumi……………………………………………………... |_|_|_|_|_|_|_| [ m3]

• Sipërfaqja e ndërtimit……………………………………… |_|_|_|_|_|_|_| [ m2]

• Koefiçienti i shfrytëzimit të truallit……..…………………. |_|_|_|_|_|_|_|

• Lartësia e përgjithshme……………………………………. |_|_|_|_|_|_|_| [ m ]

• Numri maksimal i kateve mbi e nën tokë…………………. |_|_|_|_|_|_|_|

• Fotokopje e liçensës së urbanistit që ka bërë studimin.

Bashkë me këtë kërkesë paraqes:

• Relievi i zonës Shkalla 1:500 dhe relieve ndihmëse 1:1000, 2000, 5000.

• Azhornimet në planimetri Shkalla 1:500.

• Infrastruktura rrugë, kanalizime, elektrike, telefoni.

• Plan vendosja e objektit që do të ndërtohet ku evidentohen konturi i ndërtimit, distancat nga kufiri i pronës

dhe nga pronat e objektet kufitare si dhe lidhja me rrugën dhe distancën nga aksi i rrugës.

• Vija kryesore e ndërtimit.

• Pikat e lidhjeve në infrastrukturën e rrjetit publik.

• Intensiteti sizmik i sheshit të ndërtimit mbi bazën e studimit sizmiologjik dhe mikrozonimit sizmik.

• Dokumenti i pronësisë për pronësinë private nga zyra e hipotekës.

• Dokumenti që vërteton që prona është publike dhe i është dhënë kërkuesit.

• Mendimi i zyrës së Urbanistikës sipas përkatësisë.

SHENIM: Ky formular përdoret edhe për rastet kur kërkohet miratimi i studimeve urbanistike.

K E R K U E S I

(………………………………………)

Datë ……




 

FORMULAR 3

 F O R M U L A R Nr. 3

K E R K E S E

Per miratimin e lejes se ndertimit te objektit

O B J E K T I

____________________________________________________________________

SEKRETARISE TEKNIKE TE K.RR.T.-së NE KESHILLIN E RRETHIT ________________________

Kërkuesi……. _________________________ _________________________

Emri Mbiemri

Adresa…….. ___________________________________________________________________

Adresa e sheshit ku do të ndërtohet objekti…….. _____________________________________________________

Pronë publike…… Pronë private…… (plotëso me kryq)

Konfirmimi nga kadastra urbane e sheshit të ndërtimit ________________________________________________

Sipërfaqja e sheshit …… |_|_|_|_|_|_|_| [ m2]; Sipërfaqja e ndërtimit…… |_|_|_|_|_|_|_| [ m2]

Vëllimi i objektit………………………………………….. |_|_|_|_|_| [ m3]

Vlera sipas projektit të zbatimit………………………… |_|_|_|_|_| [ mln/lekë ]

Koefiçienti i shfrytëzimit të truallit…………………………… |_|_|_|

Lartësia e përgjithshme……………………………………….. |_|_|_| [ m ]

Numri maksimal i kateve mbi tokë…………… |_|_|_| e nën tokë…………… |_|_|_|

Objekti është projektuar nga … ________________ ________________ |_|_|_|_|_|_|_| ……/ ……/ 200…

Emri Mbiemri numri i liçensës data

Objekti do të zbatohet nga …… ________________ ________________ |_|_|_|_|_|_|_| ……/ ……/ 200…

Emri Mbiemri numri i liçensës data

Bashkë me këtë kërkesë paraqes:

• Projektin e plotë teknik të objektit ose objekteve.

• Grafikun e punimeve të ndërtimit.

• Formularin 3/1 të plotësuar sipas kërkesës së ligjit.

• Të dhënat e studimeve gjeologo-inxhinierike.

• Të dhënat e studimeve inxhiniero-sizmiologjike për objektet mbi 8 kat, të marra nga Instituti i Sizmiologjisë.

Kontrata me firmën që do të bëjë ndërtimin ose personin fizik e juridik të liçensuar në fushën e ndërtimit.

Përsa parashtroj në kërkesën time deklaroj se janë të vërteta dhe origjinale.

Mendimi i zyrës së Urbanistikës sipas përkatësisë ____________________________________________________

________________________________________________________________________________________________

K E R K U E S I

(………………………………………)

Datë ……/ ……/ 200…


 

FORMULAR 3/1

F O R M U L A R Nr. 3/1

L I DH J A E O B J E K T I T

M E I N F R A S T R U K T U R E N I N XH I N I E R I K E

O B J E K T I ____________________________________________________________________

1. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me linjën e ujësjellsit publik:

Pika dhe distanca e lidhjes __________________________________________________________________

Shënim i ndërmarrjes së ujësjellsit që administron ujësjellsin publik ________________________________

_________________________________________________________________________________________

2. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me rrjetin publik të kanalizimeve të ujrave të zeza:

Pika dhe distanca e lidhjes __________________________________________________________________

Shënim i ndërmarrjes së kanalizimeve të ujrave të zeza që administron rrjetin publik __________________

_________________________________________________________________________________________

3. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me rrjetin elektrik publik:

Pika dhe distanca e lidhjes __________________________________________________________________

Shënimi i ndërmarrjes elektrike që administron rrjetin elektrik publik ______________________________

_________________________________________________________________________________________

4. Lidhja e sheshit të ndërtimit të objektit me rrjetin telefonik publik:

Pika dhe distanca e lidhjes __________________________________________________________________

Shënim i ndërmarrjes së telekomit që administron rrjetin telefonik publik ___________________________

_________________________________________________________________________________________

5. Verifikimi i sheshit të ndërtimit nga:

Inspektoriati sanitar shtetëror i rrethit ________________________________________________________

Agjensia rajonale e mbrojtjes së mjedisit shoqëruar me lejen e mjedisit për ato raste kur është e

parashikuar në ligjin “Për mbrojtjen e mjedisit” ________________________________________________

_________________________________________________________________________________________

Ndërmarrja e mbrojtjes kundra zjarrit _________________________________________________________

Bashkëlidhur formularit, gen-plani i objektit që do të ndërtohet për çdo rast dhe studimi përkatës, si dhe

miratimi i lejes së ndërtimit për punimet e infrastrukturës për çdo rast.

6. Mendimi i zyrës së Urbanistikës sipas përkatësisë __________________________________________________

____________________________________________________________________________________________

K E R K U E S I

(………………………………………)

Datë ……/ ……/ 200…

Tags: 
^ Back to Top