Ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit” lidhur me kreditimin

Në pikën 4, të nenit 27, shtohet shkronja “m” me këtë përmbajtje:

“Janë kushte të padrejta në kontrata të drejtat e tregtarit, kur ndryshojnë kushtet e kontratave të kredisë, veçanërisht metodën/metodologjinë e përllogaritjes së normës së interesit dhe elementet e saj, pa marrë më parë pëlqimin e konsumatorit”, thuhet në pikën “m”, të nenit 27 të ligjit. Problematika e ndryshimit të interesit nga bankat për kreditë është një problem që është lakuar shpesh edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila ka bërë thirrje për më shumë transparencë.

Bankat në vend aplikojnë.

Në nenin 45 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1.Pika 1 ndryshohet si më poshtë vijon:

1. Çdo publicitet në lidhje me marrëveshjet e kredisë, e cila tregon një normë interesi apo ndonjë shifër në lidhje me çmimin e kredisë për konsumatorët, duhet të përfshijë informacionin standard të përcaktuar në këtë nen. Ky informacion standard duhet të jepet në mënyrë të qartë, të saktë dhe të dukshme, me anë të një shembulli përfaqësues, ku të specifikohen:

  1. norma e huasë, fikse, e ndryshueshme ose të dyja së bashku, me veçoritë e çdo pagese detyrimi të përfshira në koston totale të kredisë për konsumatorin;
  2. shuma totale e kredisë;
  3. norma vjetore e përqindjes së pagesave/detyrimeve apo norma efektive e interesit (NEI), siç përcaktohet me akt nënligjor të Bankës së Shqipërisë;
  4. nëse është e zbatueshme, kohëzgjatja e marrëveshjes së kredisë;
  5. në rastin e një kredie në formën e një pagese të shtyrë, për një mall ose shërbim të veçantë, çmimi në para (kesh) dhe shuma e çdo pagese në avancë;
  6. shuma totale e pagesës për konsumatorin dhe shumat e pagesave për këstet.”

2. Pas pikës 1, shtohen pika 1.1 dhe 1.2, me këtë përmbajtje:

“1.1. Në një kohë të arsyeshme, përpara se konsumatori të pranojë ndonjë ofertë ose të lidhë kontratë, kreditori dhe, kur është e zbatueshme, ndërmjetësuesi i kredisë, i sigurojnë konsumatorit, në bazë të kushteve të kredisë dhe kushteve të ofruara nga kreditori, si dhe nëse është e zbatueshme, preferencave të shprehura apo informacionit të dhënë nga ana e konsumatorit, të dhënat e nevojshme për të krahasuar ofertat e ndryshme, në mënyrë që të marrë sipas këtyre të dhënave një vendim për lidhjen e një marrëveshjeje kredie. Një informacion i tillë, i dhënë me shkrim apo me një mjet tjetër të qëndrueshëm, duhet të jetë sipas formës/formave standarde të informacionit të kredisë konsumatore, të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.

1.2. Në kuptim të këtij neni, “ndërmjetësuesi i kredisë” është çdo person fizik ose juridik, i cili nuk vepron si kreditor, por për qëllime që lidhen me tregtinë, biznesin ose profesionin e tij:

  • paraqet ose ofron marrëveshje kredie te konsumatorët;
  • ndihmon konsumatorët për punën përgatitore në lidhje me marrëveshjet e kredisë, ndryshe nga ato të përmendura në nënndarjen “i”;
  • lidh marrëveshje kredie me konsumatorët në emër të kreditorit, mbi bazën e një tarife, që mund të jetë me para ose me ndonjë formë tjetër financiare, për të cilën është rënë dakord.”

3. Pas pikës 2, shtohet pika 2.1, me këtë përmbajtje:

2.1. Konsumatori ka të drejtë në çdo kohë të shlyejë plotësisht ose pjesërisht detyrimet e tij, sipas marrëveshjes së kredisë. Në këto raste, konsumatorit i jepet e drejta e reduktimit të kostos totale të kredisë, që konsiston në uljen e interesit dhe kostove për periudhën e mbetur të kontratës së kredisë.”

4. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Marrëveshjet e kredisë hartohen me shkrim ose me një mjet tjetër të qëndrueshëm dhe një kopje e saj u jepet palëve.”

^ Back to Top