Ndryshohet Ligji, pagesa per blerjen e pasurise se paluajtshme do te kryhet tek noteri

Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet në projektligjin për noterinë që parashikon ruajtjen e të dhënave elektronike për çdo veprim të tyre që ka lidhje me pronat si dhe përfshirjen në regjistrin elektronik të pronave. Ligji i ri parashikon: “Noteri duhet të kryejë regjistrimin, ruajtjen, shfrytëzimin, përdorimin dhe transmetimin e të dhënave personale të palëve. Të paraqesë për regjistrim, brenda afatit të përcaktuar me ligj, me pëlqimin e palëve, aktin noterial për tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme, pranë zyrës që administron regjistrin elektronik, ku ndodhet pasuria e paluajtshme” Noterët do të kenë një kod të posaçëm dhe do të përdorin shenjat e gishtave për t’u futur në sistem. Ata do të kenë mundësi që të nxjerrin Certifikatat e Pronësisë nëpërmjet Regjistrit Elektronik. Krahas kësaj, noterët do të kenë mundësi të bëjnë edhe ndryshime në pronësi në rastet kur kemi të bëjmë me blerje të pasurive të paluajtshme”

Procedura:

Procedurat aktuale

  • Shitësi aplikon në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për të marrë vërtetimin më të fundit të pronësisë (1 ditë)
  • Shitësi merr vërtetimin e pronësisë nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme ( të paktën 10 ditë)Z
  • Shqitësi dhe blerësi paraqiten tek noteri ku hartojnë dhe lidhin kontratën (1 ditë)
  • Blerësi aplikon për regjistrimin në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (1 ditë)
  • Blerësi merr vërtetimin që është pronar (të paktën 10 ditë)

Si do të bëhet

  • Shitësi dhe blerësi paraqiten së bashku tek noteri. Shitësi paraqet një dokument të hershëm të pronësisë.
  • Noteri verifikon online nëse shitësi është pronar dhe realizon kontratën, e cila nënshkruhet nga palët. (1 ditë)
  • Noteri shkon në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe bën regjistrimin (1 ditë)
  • Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme i dërgon noterit me postë vërtetimin për pronarin e ri ( të paktën 10 ditë)
  • Blerësi tërheq vërtetimin e pronësisë tek noteri (1 ditë).
^ Back to Top