Tatimet dhe taksat qe duhen patur parasysh para se te kryhet cfare do lloji transaksioni mbi pasurine e paluajtshme

Tatimet dhe taksat qe duhen patur parasysh para se te kryhet cfare do lloji transaksioni mbi pasurine e paluajtshme.

1. Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë dhe ndërtesë, tatohet me 10 për qind të fitimeve kapitale të realizuara. Ky paragraf nuk zbatohet në rastet e shkëmbimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e ndërtuar mbi tokë. Në këtë rast tatimi i të ardhurave kryhet sipas procedurës së dhënë në nenin 20 të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar.

2. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të kësaj pasurie, në përputhje me aktet ligjore përkatëse. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet, pa provuar pagimin e detyrimit pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

3. Me kalim të së drejtës së pronësisë, kuptohet akti i shitjes apo akti i dhurimit të pasurisë së paluajtshme. Në kuptim të nenit 11 të ligjit "Për tatimin mbi të ardhurat", me termin "fitim kapital i realizuar" kuptohet diferenca ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë ndërtesë apo tokë.

4. Vlera në shitje e pasurisë së paluajtshme, përcaktohet në kontratën e noterizuar të shitjes, e cila është firmosur nga palët (shitësi dhe blerësi). Ne percaktimin e vleres se shitjes, çmimi i shitjes per meter katror nuk duhet te jete me i ulet se çmimi minimal fiskal i percaktuar sipas zonave te Tiranes ne tabelen bashkangjitur. Kontrata duhet të shprehë sipërfaqen në metër katror të pasurisë, çmimin për metër katror dhe vlerën e saj. Kontrata duhet të jetë e shoqëruar me hartën, planimetrinë dhe dokumentet e tjera, që shërbejnë për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Në rastet kur individi kalon pronësinë, për herë të dytë e në vazhdim, për efekt të llogaritjes së fitimit kapital të realizuar do të merret diferenca midis vlerës së shitjes dhe vlerës së blerjes e përcaktuar në kontratën paraardhëse.

Shembull:

Një shoqëri ndërtimi i ka shitur individit A një apartament me vlerën 5 000 000 lekë. Ky individ e shet këtë apartament pas disa vjetësh, te një individ tjetër B, për 6 000 000 lekë.
Individi A do të tatohet me 10% të diferencës midis vlerës së shitjes 6 000 000 lekë dhe vlerës së blerjes 5 000 000 lekë.

Pra 10% x (6 000 000-5 000 000) = 100 000 lekë do të jetë tatimi mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë, i cili paguhet nga individi A.

PERSONAT FIZIKE E JURIDIKE qe shesin pasuri te paluajtshme paguajnë takse te kalimit te te drejtës se pronësisë ne këtë mënyrë:

• Për qytetin e Tiranës paguhet 1000 leke/m2 për sipërfaqe ndërtimi te shitur te destinuar për banim dhe 2000 lek/m2 për sipërfaqe ndërtimi te shitur te destinuar për biznes.

• Për pasuritë e tjera te paluajtshme taksa e kalimit te pronësisë është 2% e vlerës se shitjes.

SHPENZIMET E KONTRATES se shit-blerjes te noteri janë ne ngarkim te BLERESIT, përveç kur me marrëveshje parashikohet ndryshe.Te drejten e zgjedhjes se noterit e ka bleresi.

INDIVIDET DHE PERSONAT FIZIKE qe japin me qira pasuri te paluajtshme, paguajnë ne shtet 10% te qirasë mujore per dyqane e zyra dhe 5% te qirase mujore per banesa.

Ndersa PERSONAT JURIDIKE nuk paguajne TVSH-ne mbi qirane e pronave te tyre.

Taksat vendore mbi pasuritë e paluajtshme, te cilat paguhen nga pronari:

Ndërtesa banimi:

• Ndërtesa pas viti 1993 - 21,0 leke/m2/vit

2. Ndërtesa për tregti e shërbime:

• Shërbime shëndetësore, artizanale, social-kulturore, arsimore e shkencore - 140 leke/m2/vit

• Ndërtesa prodhimi - 140 leke/m2/vit

• Ndërtesa për shërbime tregtare, administrative etj - 200 leke/m2/vit

• Te tjera - 200 leke/m2/vit

3. Ndërtesa:

• Ne prone te organizatave jo fitimprurëse, fondacioneve - 50 leke/m2/vit

• Te amortizuara e te dëmtuara, prone shtetërore ose ish-prone shtetërore ku nuk zhvillohet aktivitet - 50 leke/m2/vit

4. Toka bujqësore:

• Kategoria I - IX: 4000 - 1300 leke/ha/vit

Çmimet e Apartamenteve ne Tirane - Download Word!

^ Back to Top